Presidenti serb Tomisllav Nikoliç në një intervistë për kanalin televiziv boshnjak BHT, e cila do të transmetohet më 7 maj, për herë të parë kërkoi falje për krimet kundër boshnjakëve në Srebrenicë.

Nikoliç gjithashtu pranoi se jo vetëm ngjarjet në Srebrenicë, por gjithçka që ka ndodhur gjatë konflikteve ballkanike, të shoqëruara me shpërbërjen e Jugosllavisë, përkojnë me definicionin e gjenocidit.

Në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, brenda disa ditëve u vranë më shumë se 8.000 myslimanë. Përgjegjësia për këtë ra mbi serbët e Bosnjës.