Sot Presidenti francez, François Hollande, mbërriti në Pekin me ftesë të Presidentit Xi Jinping, duke filluar kështu vizitën e tij zyrtare në Kinë.

Kjo është vizita e parë e François Hollande në Kinë si President i Francës, ai është gjithashtu kreu i parë i fuqive perëndimore, i cili vizitoi Kinën pas ndërrimit të përbërjes së udhëheqjes së vendit.

Gjatë vizitës në fjalë palët do të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre mbi zhvillimin e marrëdhënieve kinezo-franceze dhe kinezo-europiane, si dhe do të diskutojnë çështjet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale. Është planifikuar që Presidenti francez të vizitojë gjithashtu edhe Shangain.