NATO shfaqi gatshmërinë e vet për të ndihmuar Ukrainën në reformimin e Forcave të Armatosura, deklaroi Zëvendësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për çështjet e marrëdhënieve politike dhe politikës së sigurisë, Dirk Brengelmann, në takimin me Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Pavell Lebediev, në Kiev.

Nga ana e vet Lebediev theksoi se Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës është e gatshme të thellojë marrëdhëniet me NATO-n në të gjitha fushat që paraqesin interes reciprok.