Dy murgj nga Tibeti kanë kryer vetëdjegie në jug të Kinës, njoftoi organizata e aktivistëve tibetianë me seli në Londër "Tibeti i lirë".

Murgjit organizuan një akt proteste në sallën kryesore të manastirit në Provincën Sichuan, e cila ndodhet pranë malësisë së Tibetit.

Më shumë se 100 banorë të Tibetit kanë kryer vetëflijim që nga viti 2011 në shenjë proteste kundër udhëheqjes së vendit në Pekin. Qeveria kineze akuzon liderin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama, për nxitje të protestave.