Autoritetet e Koresë së Veriut festojnë 81-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Popullore të Koresë, njoftuan të enjten mediat koreanojugore.

Për arsye të panjohura këtë herë autoritetet e Koresë së Veriut vendosën të heqin dorë nga organizimi i paradës ushtarake dhe testimi i raketave. Më parë parada organizohej çdo vit.

Sipas një informacioni të mediave koreanojugore, gjatë fjalimeve të mbajtura në aktivitetet festive udhëheqësit e lartë të Koresë së Veriut janë shprehur lidhur me zgjerimin e arsenalit bërthamor të vendit.