Njësitë e Forcave Ushtarake Ajrore dhe ato të Mbrojtjes kundërajrore të Koresë së Veriut janë në pritje të urdhërit për asgjësimin e plotë të armiqve.

"Sapo avionët e Forcave tona Ushtarake Ajrore të marrin urdhërin për luftë, ata do të sulmojnë armikun dhe do të fshijnë nga faqja e dheut fortesat e tij kryesore", - thuhet në deklaratën e Komandës së Forcave Ushtarake Ajrore dhe të Mbrojtjes kundërajrore të Koresë së Veriut, të përhapur nëpërmjet kanaleve të informacionit të Agjencisë Qendrore Telegrafike të Koresë.

"Nëse imperialistët amerikanë dhe shërbëtorët e tyre do të guxojnë të japin ndonjë goditje parandaluese, ata do të ndjejnë menjëherë mbi kurrizin e vet se çfarë është lufta e vërtetë bërthamore dhe goditjet shpaguese", - nënvizohet në deklaratë.