Antena e sistemit “Kurs” e anijes kozmike të mallrave "Progress M-19M" (russ. “Прогресс-М-19М”), e cila për shkaqe teknike nuk u ngrit, mund të ngecë tani në nyjen lidhëse të ankorimit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar dhe të pengojë anijen të puqet hermetikisht me modulin e hyrjes në Stacion, tregoi një burim në industrinë kozmike ruse.

Për të ndrequr situatën, ka shumë mundësi, të nevojitet një dalje suplementare e kozmonautëve në kozmos të hapur.

0Më parë u njoftua se në anijen e mallrave "Progress" nuk u ngrit një prej antenave të projektuara për sigurimin e afrimit dhe ankorimit të saj me SKN-në.