Qendra e Drejtimit të Fluturimeve (QDF) në rajonin periferik të Moskës - Koroljov - do të ndërmarrë sot përpjekjen e radhës për të ngritur antenën "e pabindur" në anijen kozmike të mallrave "Progress M-19M".

Pavarësisht faktit nëse do të ngrihet apo jo antena, anija kozmike e mallrave do të mund të bashkohet me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) në regjim mekanik (manipulimi me dorë), shprehen me bindje në QDF.

0Më parë u njoftua se në anijen e mallrave "Progress" nuk është ngritur një nga antenat, e projektuar për mundësimin e afrimit të saj me SKN-në. Bashkimi i anijes së mallrave me Stacionin planifikohet për të premten.