Në Parkun e Kulturës të Universiadës në periudhën nga 7 deri më 17 korrik do të jepen shfaqet e cirkut "Cirque du Soleil". Ato do të kenë mundësi t'i shohin admiruesit dhe tifozët e sportit, të cilët kanë blerë bileta për garat sportive të Universiadës.

Pa pagesë mund t'i shohë shfaqjet e cirkut çdokush që ka në dorë biletë për garat sportive, të cilat që do të zhvillohet po atë ditë. Përveç kësaj, zotëruesi i biletës ka të drejtë të udhëtojë falas në transportin publik.

0"Cirque du Soleil" do të paraqesë një program të veçantë, të destinuar posaçërisht për Universiadën e XXVII Verore Botërore. Shfaqja do të jepet çdo ditë përgjatë një orë. Siç pritet, në të do të marrin pjesë edhe artistët rusë, duke përfshirë këtu edhe ata nga qyteti i Kazanit.