Organizatorja e protestave studentore nga Universiteti i Beogradit Elizaveta Pavlloviç (Elizaveta Pavlovich) deklaroi në një intervistë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" se shumica dërmuese e serbëve janë fort të zemëruar nga fakti që qeveria kapitulloi në çështjen e Kosovës, por ndihen të paaftë për të ndërmarrë ndonjë nismë në këtë drejtim.

Sipas fjalëve të organizatorëve të protestave, dhjetra mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit për të protestuar kundër marrëveshjeve të fundit mes Beogradit dhe Prishtinës. Por mediat perëndimore heshtin në lidhje me këtë fakt dhe vazhdojnë të promovojnë idenë se populli serb synon me të madhe integrimin evropian dhe se mezi pret të humbasë atë që pjesa dërrmuese e serbëve e konsiderojnë si zemrën e Serbisë.