Presidenti i Italisë Giorgio Napolitano të mërkurën i ngarkoi njërit prej udhëheqësve të Partisë Demokratike, 46-vjeçarit Enrico Letta, detyrën e formimit të qeverisë së re të vendit.

Në prag Presidenti mbajti një seri konsultimesh me kryetarët e dy dhomave të parlamentit dhe liderët e të gjitha partive politike të përfaqësuara në organin më të lartë legjislativ të vendit. Si rezultat i këtyre konsultimeve u morr vendimi përkatës.

0Siç theksohet nga disa media italiane, përbërja e kabinetit të ri të minitrave mund të bëhet publike që të mërkurën në mbrëmje.