Organet e zbatimit të ligjit të Bjellgorodit ndaluan të dyshuarin për vrasjen e 6 personave, njoftoi shërbimi për shtyp i Ministrisë së Brendshme rajonale.

Të dyshuarin Sergei Pomazun po e kërkonin në mënyrë intensive prej më shumë se një dite. Punonjësit e forcave të sigurisë në Bjellgorod kanë kontrolluar çdo shtëpi. Njësitë u formuan nga policët lokalë si dhe nga efektivët e forcave speciale, të cilët mbërritën nga Moska. Kërkimit iu bashkuan edhe shumë vullnetarë.

Galeria fotografike

Masakra u krye në Bjellgorod ditën e hënë, më 22 prill. Banori lokal qëlloi për vdekje me armë 3 shitësa të një dyqani dhe pastaj hapi zjarr mbi kalimtarët e rastësishëm. Në mesin e 6 viktimave janë dy vajza të mitura (14 dhe 16 vjeç). Janë ngritur hapur 3 çështje penale.