Eshtrat e 29 ushtarëve sovjetikë, të cilët ranë në vitin 1944 në luftimet për çlirimin e Polonisë, ditën e mërkurë u rivarrosën në varrezën memoriale ushtarake në Varshavë.

Varrimi i përkohshëm i ushtarëve sovjetikë u gjet në vitin 2012 në një pyll në lindje të Varshavës, në afërsi të fshatit Krubki-Gurki.

Në ceremoninë solemne funerale të rivarrosjes së tyre morrën pjesë Ambasadori i Rusisë në Poloni, Aleksandër Aleksejev, përfaqësuesit e Ukrainës, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, veteranë polakë të luftës. Nderimet ushtarake përkatëse u bënë nga ushtarakët e Garnizonit të Varshavës.