Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë ra në Afganistan, në afërsi të kufirit pakistanez, njoftohet në faqen e Internetit të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Sipas informacionit të meteorologëve amerikanë, vatra e tërmetit ndodhej në thellësinë 65 kilometra dhe 26 kilometra larg nga qyteti Xhelalabad i Afganistanit.

Siç njofton Agjencia Reuter, lëkundjet u ndjenë edhe në Indi, në kryeqytet u tronditën ndërtesat. Lëkundjet sizmike u ndjenë gjithashtu edhe në Kashmir. Nuk ka njoftime për viktima apo dëme të tjera.

0Siç njoftojnë mediat pakistaneze, tërmeti u ndje në rajonet veriore të Pakistanit, duke përfshirë edhe kryeqytetin e vendit - Islamabad.