Lëshimi i parë kozmik me ndihmën e raketëmbajtëses së brezit të ri "Angara" do të kryhet nga kozmodromi “Plesetsk” (qarku i Arhangelsk-ut) në vitin 2014 dhe jo në vitin 2013 siç ishte planifikuar më parë, njoftoi Zv. Ministri rus i Mbrojtjes, Gjeneral-Koloneli Oleg Ostapenko.

Ostapenko kujtoi se kozmodromi “Plesetsk” pak kohë më parë u vizitua nga Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili verifikoi personalisht ecurinë e punimeve rreth kompleksit "Angara".

"Stafit të kozmodromit iu përcaktuan afate kohore shumë të ngushta, para tij u shtruan detyra organizative mjaft strikte, dhe tani gjithçka po shkon drejt realizimit të projektit", - tha Zv. Ministri i Mbrojtjes.