Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka emëruar të Ngarkuarin e ri me Punë në SHBA Calixto Ortega, duke shpresuar në ndërtimin e dialogut mes dy vendeve.

"Ortega e njeh mirë shoqërinë amerikane dhe ne jemi të sigurt se ai do të mund të kontribuojë shumë në çështjen e përmirësimit të dialogut", - shtoi Lideri venezuelian.

Maduro theksoi se autoritetet e Venezuelës dëshirojnë të ketë marrëdhënie më të qëndrueshme me SHBA-në, të cilat duhet të bazohen mbi respektin dhe barazinë e ndërsjelltë.