Ditën e mërkurë Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Chuck Hagel, mbërriti në Kajro në kuadër të turneut të vet në Lindjen e Mesme, njoftojnë mediat lokale.

Kjo është vizita e parë e Chuck Hagel në Egjipt në detyrën e Shefit të Pentagonit. Siç pritet, ai do të zhvillojë një takim me homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi, si dhe me Presidentin e Egjiptit Mohammed Mursi.

Chuck Hagel mbërriti në Kajro nga Arabia Saudite, para së cilës ai vizitoi Izraelin dhe Jordaninë.

0Pika tjetër e turneut të Ministrit do të jenë Emiratet e Bashkuara Arabe.