Koreja e Veriut po ndërton barrikada prej drurësh, gurësh dhe çimentoje në territorin që kufizohet me Korenë e Jugut.

Të mërkurën në mëngjes Kanali televiziv kinez Beijing TV transmetoi kuadro në të cilat duket se si ushtrarakët e Koresë së Veriut po ngrenë shtylla të mëdha betoni në zonën kufitare. Sipas kanalit televiziv, barrikadat do të pengojnë avancimin e tankeve dhe mjeteve të tjera të teknikës ushtarake të Koresë së Jugut në rast fillimi të luftimeve. Kanali televiziv kinez theksoi se ndërtimi i barrikadave antitank nuk është i zakonshëm për Korenë e Veriut dhe mendon se udhëheqja e këtij vendi po përgatitet për luftë.