0Kjo do të jetë tashmë “Linja direkte” e njëmbëdhjetë e Vladimir Putinit dhe e para në ciklin aktual presidencial të tij. Vitet e mëparshme Putini ka komunikuar me popullin duke qenë Kryetar i kabinetit të ministrave. Spektri i pyetjeve të qytetarëve rusë që nga ajo kohë ka ndryshuar shumë, por temat themelore kanë mbetur të pandryshuara megjithatë. Sfera sociale, çështjet rajonale, vend i Rusisë në botë - të gjitha këto shkaktojnë interesin e gjallë, të vërtetë të njerëzve në vend. Megjithatë, në çdo “Linjë direkte” ka dhe pyetje që është vështirë të quhen triviale. Për shembull, një nga telefonuesit shprehu interesimin e vet për të mësuar diçka më tepër mbi fatin e këlyshit të tigrit të Ussurisë, të cilin ia falën për ditëlindje Vladimir Putinit. Rusët e pyetën gjithashtu Putinin nëse e konsideron ai veten njeri romantik, çfarë qëndrimi mban ndaj banjës ruse, si preferon ta festojë Presidenti Vitin e Ri - vitet e fundit “Linja direkte” me Presidentin rus është zhvilluar në dhjetor. Një thirrje e pazakontë erdhi në studio nga një nxënëse 9-vjeçare, Dasha Varfollomejevna, prej një fshati të Republikës së Burjatisë:

- Ju përshëndes, xhaxhi Vollodja. Së shpejti do të vijë Viti i Ri. Ne jetojmë vetëm me pensionin e gjyshes. Motra ime dhe unë ëndërrojmë të kemi fustane të reja. Unë dua t’Ju lutem që të më dhuroni një fustan, si ai i Hirushes. Ju do të jeni për ne si një magjistar i mirë për Vitin e Ri që do të përmbushë dëshirën tonë.

- Ju falemnderit.

Vladimir Putin:

- Dashenjka, unë ja vura veshin kërkesës tënde dhe mendoj se ti dhe fëmijët e tjerë, jo vetëm në Burjatia, por dhe në përgjithësi në mbarë vendin, duhet ta presin e ta festojnë Vitin e Ri në mënyrë dinjitoze. Dhe të rriturit duhet të bëjnë gjithshka të mundshme që dëshirat dhe ëndërrat e fëmijëve të bëhen realitet. Përsa i përket fustanit dhe dhuratave të tjera për Vitin e Ri, natyrisht, këto janë dëshira krejtësisht të natyrshme. Unë, thjesht, mendoj se do të ishte më e drejtë nëse do të kishe menduar jo vetëm për atë që dëshiron ti për Vitin e Ri, por dhe se për çfarë ka nevojë gjyshja jote për Vitin e Ri. Sa për ty dhe motrën tënde, ne mund të veprojmë në këtë mënyrë. Unë të ftoj ty, motrën dhe gjyshen tënde, të gjitha së bashku, në prag të Vitit të Ri në Moskë në njërën prej mbrëmjeve të përgatitura për fëmijët me rastin e kësaj feste të mrekullueshme të fundvitit. Ndërsa punën me dhuratat do ta zgjidhim kur të vini këtu.

Dasha erdhi në Moskë në prag të Vitit të Ri së bashku me nënën dhe motrën e saj më të madhe, Anja. Vladimir Putin u takua me to në rezidencën e tij periferike të Novo-Ogarjovo dhe i dhuroi asaj një fustan të mrekullueshëm ngjyrë krem me krinolinë dhe një kukull, kurse motrës së saj një fustan bojëqielli.

Kërkesa dhe propozime zbavitëse i drejtohen vazhdimisht Vladimir Putinit gjatë “Linjave direkte”. Disa pyetje qesharake Kryeministri i ka përzgjedhur vetë:

- Kush e drejton vendin kur Ju dhe Presidenti i Rusisë jeni në gjumë?

- Ne flemë me radhë. Çdo gjë është nën kontroll, as mos e vini fare në dyshim këtë!

Kanë ndodhur gjatë komunikimit të tij me qytetarët rusë edhe raste kurioze. Njëherë Putinin madje e ftuan për një vallëzim të ngadaltë dhe e pyetën se çfarë lloj reçeli është më i shijshëm.

0“Çfarë duhet bërë që të plotësohen të gjitha dëshirat, që të gjithë njerëzit të jetojnë mirë, që të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur?”. Një pyetje të tillë filozofike në vitin 2006 i drejtoi atij nxënësja e klasës së dytë Sasha Nazarenko. Vladimir Putin tha se duhet besuar në të mirën, duhet treguar forca dhe vullneti i patundur për ta arritur këtë. Kurse më pas e ftoi Sashën në mbrëmjen e organizuar për fëmijët me rastin e Vitit të Ri në Kremlin.