Xhohar Carnaev pranoi përfshirjen e tij në shpërthimet e 15 prillit, si pasojë e të cilave humbën jetën 3 persona dhe u plagosën më shumë se 250 të tjerë.

"19-vjeçari i akuzuar për organizimin e shpërthimeve në Maratonën e Bostonit u shpjegoi hetuesve se për ndërmarrjen e një hapi të tillë atë me vëllanë e shtynë luftërat amerikane në Irak dhe Afganistan", - shkruan “The Washington Post”.

Policia amerikane mendon se vëllezërit nuk ishin të përfshirë në ndonjë organizatë terroriste. Me sa duket, ata kishin filluar të përqafonin pikëpamjet radikale nën ndikimin e faqeve ekstremiste në Internet.