Kreu i Departamentit Hetimor të Zbulimit ushtarak izraelit, Gjenerali i brigadës Itai Brun, deklaroi se ushtria siriane ka përdorur me të vërtetë armë kimike kundër banorëve paqësorë.

"Me sa kuptojmë ne, regjimi sirian ka përdorur armë kimike vdekjeprurëse, ka shumë gjasa, gaz sarin, në disa raste", - tha Gjenerali.

0Më parë mediat njoftuan mbi dy raste të përdorimit më 19 mars të substancave kimike në rajonin e Damaskut. Por nuk ishte e qartë nëse ishte përdorur një armë kimike vdekjeprurëse apo një lloj kimikati, i cili shkakton imobilizim (paralizim të përkohshëm) por nuk vret.