Kërkimet e të dyshuarit për vrasjen e gjashtë personave në Bellgorod po zhvillohen në një sërë zonash të jugut të Rusisë dhe rajonesh kufitare të Ukrainës. Në Bellgorod për kërkimin e kriminelit janë angazhuar forca policore suplementare.

Ditën e hënë mu në qendër të qytetit Bellgorod një burrë hapi zjarr me armë mbi blerësit e dyqanit "Gjuetia" (russ. "Охотник"), më pas ai doli në rrugë dhe filloi të qëllojë kalimtarët e rastësishëm në rrugë. Pas kësaj bëme ai largua në drejtim të panjohur me makinë.

0Për informacionin mbi vendndodhjen e 32-vjeçarit Sergei Pomazun premtohet një shpërblim prej 3 milionë rubla (rreth 100 mijë $). Ditën e hënë zyrtarët e qytetit njoftuan se i dyshuari u arrestua, por më vonë rezultoi se ky informacion ishte i gabuar.