Karakas-i do të kundërpërgjigjet nëse SHBA-ja do të vendosë sanksione ndaj Venezuelës për refuzimin e rinumërimit të votave në përfundim të zgjedhjeve presidenciale, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme i Venezuelës, Elias Jaua.

"Nëse SHBA-ja do të vendosë sanksione ekonomike ose sanksione të tjera, ne do të marrim ato masa që i konsiderojmë të nevojshme në planin tregtar, ekonomik, energjetik dhe politik, për të dhënë një përgjigje bindëse", - tha Jaua.

Deklarata e Jaua erdhi si përgjigje ndaj fjalëve të Asistentes së Sekretarit amerikan të Shtetit, Roberta Jacobson, e cila në një intervistë për CNN as konfirmoi por dhe as nuk e mohoi mundësinë e vendosjes së sanksioneve.

Vëzhguesit theksojnë se pikërisht Venezuela është furnizuesja më e madhe e naftës për Shtetet e Bashkuara.