Rusia do të bashkëpunojë me SHBA-në në kuadër të krijimit të sistemit të mbrojtjes antiraket vetëm pasi të marrë garanci ligjore që sistemi në fjalë nuk drejtohet kundër vendeve të rajonit Euro-Atlantik, deklaroi Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas mbledhjes së Këshillit NATO-Rusi.

"Ne tani jemi duke studiuar propozimet, të cilat na janë bërë nga pala amerikane për zhvillimin e mëtejshëm të dialogut në kuadër të mbrojtjes antiraket. Bashkëpunimi mund të realizohet vetëm pasi të bëhen të qarta garancitë e njëkuptimshme të mosdrejtimit të gjithë këtij procesi kundër vendeve që ndodhen në rajonin Euro-Atlantik, pasi kërcënimi që parashtrohet si shkas për krijimin e sistemit të mbrojtjes antiraket ndodhet përtej kufijve të rajonit Euro-Atlantik", - tha Sergei Lavrov.