Kryeministri japonez Shinzo Abe deklaroi se Japonia do të përdorë forcën nëse kinezët do të zbarkojnë në ishujt Senkaku.

"Është më se normale nëse do të kundërpërgjigjemi me forcë në rast se ata do të tentojnë papritmas zbarkimin", - deklaroi Abe në një seancë parlamentare.

Më parë në ujërat e ishujve të kontestuar nga Pekini u pikasën 8 anije kineze. Në lidhje me këtë qeveria japoneze protestoi dhe nisi në drejtim të ishujve një flotilje të anijeve të Rojes Bregdetare.