Shërbimet gjermane të Inteligjencës kanë përforcuar kontrollin ndaj refugjatëve çeçenë pas sulmit terrorist në Boston, si autorë të të cilit janë akuzuar vëllezërit çeçenë Xhohar dhe Tamerllan Carnaev. Kjo është njoftuar nga gazeta “Bild”, duke cituar burime, të cilat nuk bëhen publike, në forcat gjermane të sigurisë.

Numri i refugjatëve çeçenë sa vjen e rritet çdo vit. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2013 në Gjermani mbërritën rreth 3.000 refugjatë nga Rusia, gjysma e të cilëve janë të ardhur nga Çeçenia.