Në vitin 2014 Rusia do të dërgojë në Bjellorusi katër divizione të sistemeve raketore zenit të mbrojtjes kundërajrore me rreze të mesme veprimi "S-300“ (russ. "C-300”). Për këtë deklaroi sot Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, në një takim me Presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko.

0"Rusia, në bazë të marrëveshjes suaj me Presidentin Vladimir Putin, do të furnizojë katër divizione “S-300” për mbrojtjen e hapësirës ajrore", - i tha Ministri rus Presidentit të Bjellorusisë.