Redaktori i Agjencisë informative Reuters në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u pushua nga puna për komplotim me grupin e hakerëve “Anonymous” dhe pjesëmarrjen në thyerjen e faqes së Internetit të media-korporatës “Tribune Company”, ku ai ka punuar më parë.

26-vjeçari Matthew Keys, pas pushimit të tij nga puna në “Tribune”, i dha grupit të hakerëve “Anonymous” adresën e hyrjes dhe fjalëkalimin në një nga serverat e korporatës. Në këtë mënyrë ai donte të hakmerrej kundër ish-punëdhënësit të tij.

Falë bashkëpunimit me Matthew Keys hakerët arritën të bëjnë ndryshime në artikujt e lajmeve në faqen e Internetit të gazetës “The Los Angeles Times”, e cila i përket korporatës “Tribune” duke komprometuar keq me këtë botimin në fjalë.

0Nëse gjykata e shpall Matthew Keys fajtor, ai rrezikon të dënohet me deri 10 vjet heqje lirie dhe një gjobë të madhe.