0Dhe, në qoftë se në kohën e “Linjës direkte” të parë në vitin 2001 Presidentit i erdhën rreth 400.000 pyetje, këtë herë numri i personave që dëshirojnë t’i adresojnë pyetjen e vet Vladimir Putinit e ka tejkaluar tashmë shifrën gjysmë milioni.

Siç tregoi përvoja e linjave direkte të mëparshme, rusët janë më të shqetësuar në lidhje me problemet e karakterit social: pagat, pensionet, arsimin, kujdesin shëndetësor, strehimin. Por qytetarët rusë reagojnë në mënyrë fort të përgjegjshme edhe ndaj ngjarjeve aktuale në vend dhe në botë. Kështu, në vitin 2001, gjatë kohës së komunikimit të tij të parë televiziv, Vladimir Putinit iu desh t'i përgjigjej edhe pyetjes mbi përfshirjen e mundshme të trupave ruse në operacionin paqeruajtës në Afganistan. Në vitin 2003 rusët i indinjuan dhe i zemëruan pa masë veprimet e amerikanëve në Irak.

Në vitet parazgjedhore 2003 dhe 2007 qytetarët rusët ishin të interesuar të mësonin nëse ka ndërmend vallë presidenti të ndryshojë kushtetutën që të mbetet në postin e kryetarit të shtetit për një mandat të tretë. Që nga viti 2008 Vladimir Putin, edhe gjatë qëndrimit të tij në postin e Kryeministrit të vendit, e vazhdoi komunikimin me bashkëqytetarët. Vërtetë, tematika e pyetjeve pësoi ndryshime: në plan të parë doli politika e brendshme.

Jeta politike brenda vendit u bë një nga temat qendrore të “Linjës direkte” edhe në dhjetor të 2011, e cila u zhvillua vetëm pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare. Vladimir Putin, i cili në atë kohë ishte një nga kandidatët presidencial, me kërkesën e qytetarëve rusë komentoi protestat e të papajtueshmëve me rezultatin e votimit. Kurse për luftën kundër falsifikimeve në zgjedhjet presidenciale ai propozoi vendosjen e webcamerave në qendrat e votimit.

Ndër pyetjet që kanë ardhur tashmë në adresë të Presidentit, në lidhje me “Linjën direkte” të pritshme, dominon tematika sociale. Rusët shtrojnë pyetjet se kur “do të mbarojë më në fund tallja me arsimin”; “kur do të mund të jetojnë mirë në Rusi sipërmarrësit”; kur do ketë “ndihma reale sociale për fëmijë”. Gjatë komunikimit direkt televiziv më bashkëqytetarët Presidentin me siguri do ta pyesin në lidhje më luftën kundër korrupsionit, politikën e migracionit, mendon analisti politik Aleksandër Shatillov:

0- Unë mendoj se së bashku me pyetjet e sipërpërmendura do të ngrihen për diskutim edhe çështjet që kanë të bëjnë me efektivitetin e aparatit të menaxhimit. Ndoshta do të ketë sulme verbale në adresë të ministrave të veçantë. Nuk përjashtohet gjithashtu mundësia e ngritjes së temës së krizës globale financiare dhe ekonomike dhe në ç’masë mund ta prekë ajo Rusinë. Në përgjithësi, problemi i turbulencës, i cili po vërehet aktualisht në të gjithë botën. Në këtë aspekt rusët janë të interesuar për problemin e ruajtjes së stabilitetit, i cili është arritur aktualisht, se sa të afta do të jenë autoritetet për të ruajtur rendin dhe për të realizuar objektivat e veta në një mjedis të tillë të vështirë dhe kaq sfidues ndërkombëtar.