Të paktën 50 persona kanë gjetur vdekjen gjatë përleshjeve që shpëthyen midis sunitëve dhe policisë në veri të Irakut, ndërkohë që rreth 150 të tjerë janë plagosur.

Forcat irakiane të sigurisë sulmuan kampin me çadra të protestuesve sunitë në rrethinat e Kirkuk-ut. Midis palëve konfliktuese pati madje dhe shkëmbim zjarri me armë. Kanali televiziv “Al Arabiya” njoftoi se policia ka vepruar me mbështetjen e një helikopteri ushtarak.

Autoritetet deklarojnë se sunitët hapën zjarr të parët. Megjithatë protestuesit e përgënjeshtrojnë këtë informacion.

0Që nga dhjetori i vitit të kaluar mijëra myslimanë sunitë marrin pjesë çdo javë në demonstrata, duke kërkuar që t'i jepet fund ndrydhjes, shtypjes dhe përndjekjeve nga ana e qeverisë shiite.