Policia kanadeze njoftoi se autoritetet arritën të parandalonin një komplot të madh terrorist, në të cilin ishte e përfshirë "Al-Qaeda". U arrestuan dy të dyshuar. Ata planifikonin të detononin një bombë në trenin që udhëtonte sipas itinerarit Toronto-Nju Jork.

Siç raportoi kompania mediatike kanadeze CBC News, të dyshuarit për komplot ndodheshin nën mbikëqyrje që prej më shumë se një viti. Ata nuk janë shtetas kanadezë dhe kanë qenë të lidhur me mbështetësit e "Al-Qaeda" në Iran.

Operacioni u krye në bashkëpunim me autoritetet amerikane. Megjithatë, komploti në fjalë nuk ka të bëjë aspak me shpërthimet e ndodhura në Boston javën e kaluar.