Vullkaneve Shiveluç, Kizimen dhe Plloskij Tollbaçik (russ. "Шивелуч", "Кизимен" и "Плоский Толбачик"), që janë aktivizuar tani në Kamçatkë, u është atribuar Kodi Portokalli i rrezikut për aviacionin, një nga më të lartët.

"Grimcat e imta të hirit që emetohet nga këto vullkane mund të depërtojnë në mekanizmat e avionëve dhe helikopterëve dhe të provokojnë një katastrofë ajrore", - tha përfaqësuesi i Shërbimit Gjeofizik.

0Në prag vullkani Shiveluç hodhi një kolonë hiri të përzierë me gaz në lartësinë 5.500 metra mbi nivelin e detit. Në vullkanin Kizimen ndodhi hedhja e hirit dhe gazit në lartësinë rreth 4 mijë metra. Tani për tani për zonat e populluara këto vullkane nuk përbëjnë ndonjë rrezik kërcënues.