Asambleja Kombëtare Franceze (Dhoma e Ulët e parlamentit) miratoi sot përfundimisht projektligjin që do t’u lejojë çifteve të të njëjtit seks të martohen dhe të adoptojnë fëmijë. "Pro" miratimit të projektligjit votuan 331 deputetë, "kundër" tij - 225.

Më parë dokumenti qe miratuar nga Dhoma e Lartë e parlamentit francez - Senati. Pritet që ai të hyjë në fuqi në fillim të verës, kur të nënshkruhet nga Presidenti francez, François Hollande, dhe të publikohet në gazetën zyrtare të vendit “Journal Officiel”.