Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergei Lavrov po zhvillojnë bisedimet në Bruksel në margjinat e takimit ministror të Këshillit NATO-Rusi.

Ky është takimi i tretë i ministrave të jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë gjatë këtij viti. Herën e fundit bisedime mes tyre u zhvilluan në Londër dy javë më parë.

Pritet që takimi të fokusohet në çështjet aktuale të bashkëpunimit ruso-amerikan si dhe në çështjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe situatën në Siri.