Të martën në mëngjes në elektrostacionin atomik "Wolsong" në Korenë e Jugut ndodhi ndalimi emergjent i reaktorit, njoftoi kompania “Korea Hydro & Nuclear Power Co.”, e cila shërben në këtë stacion.

Arsyet e ndalimit të reaktorit, i cili prodhon 1 milion kWh energji, nuk janë përcaktuar ende. Dihet se nuk ka asnjë rrjedhje radiacioni.

0Reaktori u vu në punë në korrik të vitit 2012. Në Korenë e Jugut ndodhen 23 reaktorë bërthamorë, të cilët prodhojnë rreth 30% të energjisë së konsumuar në vend.