Pheniani e sheh raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut si dëshmi të një qëndrimi armiqësor ndaj tij.

"Raporti i Shteteve të Bashkuara është dëshmi e politikës armiqësore të Uashingtonit që synon përmbysjen e qeverisë së vendit, - thuhet në një deklaratë të publikuar sot të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut. - Si kundërpërgjigje ndaj kësaj Pheniani premton të vazhdojë zhvillimin e mëtejshëm të programit të përpunimit të armëve bërthamore".

Bazuar në dëshmitë e marra prej personave të arratisur nga Koreja e Veriut, Departamenti Amerikan i Shtetit pak kohë më parë njoftoi në lidhje me faktet e shkeljeve të të drejtave të njeriut - ekzekutimet pa gjyq, rrëmbimet dhe torturat e praktikuara nga autoritetet e Koresë së Veriut.