Ministria e Jashtme indiane protestoi kundër vendosjes së postit të ushtrisë kineze në territorin e diskutueshëm në Himalaje dhe kërkoi kthimin e menjëhershëm të ushtarëve kinezë në vendin e tyre të përhershëm të dislokimit.

Kina pretendon se trupat e saj nuk janë futur në territorin indian, por patrullojnë në anën kineze të vijës kufitare.

Sipas deklaratave të bëra nga pala indiane, kinezët refuzojnë madje dhe ta diskutojnë situatën e krijuar, duke mos parë asnjë problem në të.

Në këto rrethana Delhi ka premtuar të bëjë "çdo gjë të nevojshme për mbrojtjen e interesave indiane". Gjysmë kilometri larg postit kinez indianët ngritën postin e tyre.