0800 mësues, mjekë, priftërinj, shkrimtarë, piktorë, artistë dhe figura publike u bënë viktimat e para të represionit osman. Kjo masakër u pasua nga vrasja masive dhe dëbimi prej atdheut historik të popullsisë rrënjëse të Armenisë Perëndimore.

Rezultati i gjenocidit të parë të shekullit XX, i cili u organizua nga Partia turke “Bashkimi dhe Përparimi”, ishte me të vërtetë i llahtarshëm, monstruoz. U vranë 1.5 milionë armenë, rreth gjysma e gjithë popullit të Armenisë të asaj kohe. Arritën të shpëtojnë vetëm armenët e Perandorisë Ruse dhe refugjatët që u zhvendosën në vendet e treta. Që atëherë kanë kaluar gati 100 vjet dhe gjatë gjithë kësaj kohe populli armen po vazhdon të luftojë për njohjen dhe dënimin ndërkombëtar të gjenocidit, thotë Drejtori i Institutit të Studimeve Orientale të Akademisë Kombëtare të Shkencave të Armenisë, Ruben Safrastjan:

- Ky nuk është një krim i drejtuar vetëm kundër popullit armen, ky është krim kundër njerëzimit. Njohja e gjenocidit nga komuniteti ndërkombëtar është e rëndësishme jo vetëm nga pikëpamja morale, por edhe për parandalimin e gjenocideve të mundshme të ardhshme.

Republika e Turqisë gjatë gjithë ekzistencës së vet ka ndjekur politikën e falsifikimit të ngjarjeve të vitit 1915, vazhdon më tej Ruben Safrastjan:

- Për fat të keq, kjo politikë shtetërore vazhdon të ndiqet edhe sot e kësaj dite prej saj. Por në të njëjtën kohë, në vitet e fundit, ne vërejmë se në shoqërinë turke po duken grupe intelektualësh, të cilët kanë shprehur një opinion që nuk përputhet aspak me politikën zyrtare. Unë shpresoj shumë se me kalimin e kohës njerëz të tillë do të ketë më shumë në Turqi.

Për krimet kundër popullit armen, të cilat janë kryer në Perandorinë Osmane, duhet treguar në gjuhë të ndryshme të botës, vë në dukje Drejtor i Institutit të Studimeve Politike dhe Sociale të Rajonit të Detit Kaspik dhe Detit të Zi, Vladimir Zaharov:

- Në Gjermani, në Francë, në Itali dhe vende të tjera janë ruajtur materiale arkivore mbi Gjenocidin armen. Pjesërisht ato janë publikuar. Ka të tilla madje dhe në gjuhën ruse. Por është e nevojshme që të publikohen ato edhe në gjuhën angleze. Le të drithërohet e tërë bota nga ai tmerr që ndodhi në vitin 1915 në Perandorinë Osmane.

0Fakti i Gjenocidit armen është njohur zyrtarisht nga 21 shtete të botës, duke përfshirë edhe Rusinë. 43 nga 50 shtetet e SHBA-së dalin gjithashtu në favor të rivendosjes së drejtësisë historike. Midis organizatave ndërkombëtare, që e kanë njohur Gjenocidin armen, janë Komisioni i OKB-së për krimet e luftës, Parlamenti Evropian dhe Këshilli Botëror i Kishave.