Raketa “Antares”, e zhvilluar nga kompania private amerikane Orbital Sciences Corporation për transportimin e mallrave në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN), startoi me sukses nga kozmodromi në ishullin e Wallops në Oqeanin Atlantik.

10 minuta pas startimit raketa nxorri në orbitë një imitues të ndashëm të modulit transportues “Cygnus”. Së bashku me të në orbitë u nxorrën edhe tre satelitë të vegjël të NASA-s dhe një nanosatelit komercial.

Orbital Sciences është një nga dy kompanitë amerikane, me të cilat NASA ka nënshkruar kontrata për dërgimin e mallrave në SKN. Kompania SpaceX, sipas kontratës së lidhur me NASA-n, i ka filluar tashmë fluturimet e planifikuara të anijes kozmike “Dragon” drejt SKN-së.