Gjykata Kushtetuese e Rusisë miratoi të drejtën e votuesve për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve në gjykatë dhe e njohu praktikën aktuale, e cila ndalon qytetarët të drejtohen direkt në gjykatë, si antikushtetuese.

Më parë në Gjykatën Kushtetuese ka ngritur padi një grup qytetarësh, midis të cilëve figuronte edhe Komisioneri për të drejtat e njeriut në Rusi, Vladimir Llukin. Arsyeja e paraqitjes së ankesës në Gjykatën Kushtetuese u bënë refuzimet e shumta të gjyqeve për të pranuar paditë e qytetarëve, të cilit dëshironin nëpërmjet gjykatës të kundërshtonin rezultatet e zgjedhjeve për Dumën Shtetërore të 4 dhjetorit të vitit 2011. Deklaratat e tyre nuk janë marrë parasysh nën pretekstin se vetë paditësit nuk ishin kandidatë për deputet.