Komisari i policisë së Bostonit, Edward Davis, deklaroi se vëllezërit Tamerllan dhe Xhohar Carnaev, të dyshuar për përfshirje në shpërthimet në finishin e Maratonës së Bostonit, kishin planifikuar edhe sulme të tjera. Autoritetet gjithashtu njoftuan se, sipas të gjitha gjasave, vëllezërit nuk ishin të lidhur me grupe të organizuara terroriste përtej kufijve të Shteteve të Bashkuara.

Xhohar Carnaev ndodhet në spital dhe nuk mund të flasë, pasi është plagosur rëndë në qafë. Megjithatë, sipas një burimi anonim, të cituar nga mediat amerikane, ai tashmë ka filluar të japë dëshmi me shkrim. Policia dhe FBI-ja deklaruan se nuk e kanë dhënë ata këtë informacion.