Një grup oficerësh të policisë organizuan një revoltë në qytetin e Al-Geneina në perëndim të Sudanit, duke rrëmbyer disa makina shërbimi dhe armë, njoftoi Ministria e Brendshme e Sudanit.

Ruajtësit e rendit publik u larguan nga kampi me katër makina Land Cruiser dhe në rrugën jashtë qytetit qëlluan në ajër me armë automatike, duke shkaktuar panik në mesin e banorëve lokalë. Ministria e Brendshme theksoi se gjatë hapjes së zjarrit asnjë nga banorët nuk u lëndua.

Oficerët e policisë që dezertuan punonin në policinë e rezervës qendrore, e cila përdoret nga autoritetet për të luftuar kundër rebelëve. Dezertimet në këto njësi policore janë jashtëzakonisht të rralla.