Në perëndim të Meksikës, në shtetin e Michoacan, ra një tërmet me magnitudë 6.2 ballë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Epiqendra e tij ndodhej 16 kilometra në jugperëndim të qytetit të Lázaro Cardenas. Për viktima dhe të lënduar nuk ka asnjë informacion.

Lëkundjet nëntokësore u ndjenë në shtetet fqinje dhe në kryeqytetin e vendit, që shtrihet më shumë se 300 km larg nga epiqendra. Banorët e Mexico City në panik e sipër dolën me vrap nga shtëpitë e tyre kur ndërtesat filluan të lëkunden, por pas pak kohe u kthyen përsëri në shtëpitë e veta.