Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov, mendon se opozita ruse nuk ka ende në krye të saj liderë të vërtetë dhe paralajmëroi për ekzagjerimin e përmasave të "pakënaqësisë së shiritave të bardhë".

"Nga këndvështrimi im opozita nuk ka liderë të gatshëm të marrin përsipër përgjegjësi, - deklaroi Peskov në një intervistë për kanalin televiziv "Russia-24" (russ. "Россия-24"). - Mbi dialogun konstruktiv flitet vazhdimisht, por ai nuk mund të nisë nga hapësira boshe, vakumi. Dialogu konstruktiv duhet të zhvillohet me një person domethënës, me peshë. Dhe le të shpresojmë se herët apo vonë ne do të kemi një opozitë të tillë".