Rreth 10.000 njerëz morrën pjesë në marshimin vjetor në kujtim të viktimave të Holokaustit në kryeqytetin e Hungarisë. Këtë vit aktiviteti në fjalë tërhoqi dy herë më shumë pjesëmarrës se zakonisht. Personat e përfshirë në tubim deshën të tërhiqnin vëmendjen ndaj prirjeve antisemite dhe raciste që sa vijnë e po rriten në vend.

Pjesëtarët e komunitetit hebre në Hungari kohët e fundit janë ankuar për ofendimet në rritje në adresë të tyre dhe akuzojnë qeverinë e qendrës së djathtë për përpjekjen e rehabilitimit të kriminelëve nazistë të luftës.

Kongresi Botëror Hebraik në muajin maj ka ndërmend ta zhvillojë takimin e radhës në Budapest, për të shfaqur solidarizimin e vet me hebrenjtë hungarezë.