Sulmuesi i klubit të futbollit "Liverpool" Luis Suarez kërkoi ndjesë për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes të së dielës me "Chelsea", kur ai kafshoi mbrojtësin e ekipit londinez Branisllav Ivanoviç.

Konflikti ndodhi në minutën e 74-t të lojës, në kohën e sulmit të radhës të "Liverpool-it". Arbitri nuk i kushtoi vëmendje episodit në fjalë, pavarësisht protestave të lojtarit serb.

Trajneri i "Liverpool" Brendan Rodgers njoftoi se ai e ka studiuar videon e incidentit dhe i ka thënë futbollistit që sjellja e tij ishte e papranueshme. Suarez tani mund përballet me faktin e skualifikimit.