Skuadroni i anijeve të Flotës Ushtarake Detare ruse, që po lundron drejt Detit Mesdhe, hyri në portin iranian të Bandar Abbas. Pjesë e skuadronit janë anija antinëndetëse "Admiral Pantelejev" (russ. "Адмирал Пантелеев") si dhe anijet e mëdha të desantit "Peresvjet" dhe "Admiral Nevelskoj" (russ. "Пересвет" и "Адмирал Невельской").

Gjatë vizitës, e cila do të zgjasë deri më 24 prill, për ekuipazhin e anijeve ruse janë planifikuar gara sportive me marinarët e Flotës Ushtarake Detare të Iranit, si dhe ekskursione njohëse nëpër qytet. Përveç kësaj, anijet e skuadronit rus do të vizitohen nga ushtarakët iranianë dhe banorët e qytetit.