Mbi 2.000 lëkundje të përsëritura nëntokësore janë regjistruar në provincën e Sichuan dy ditë pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.0 ballë që ra në këtë zonë. Magnituda e lëkundjeve më të fuqishme sizmike ishte 5.9 ballë. Në këtë zonë vazhdojnë ende lëkundjet periodike të tokës.

Në zonën e fatkeqësisë natyrore po vazhdojnë operacionet e shpëtimit për të tretën ditë me radhë. Është njoftuar se si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 208 persona, më shumë se 11.000 të tjerë janë lënduar.