Qeveria e Kinës mohon faktin që ushtarakët e këtij vendi javën e kaluar kaluan kufirin me Indinë dhe ngritën një kamp në Himalaje, siç pohojnë mediat indiane.

Më herët, Ministri i Mbrojtjes i Indisë paralajmëroi Pekinin se India do të mbrojë kufijtë e saj, por nuk ka konfirmuar direkt akuzat e shfaqura në media.

Sipas të dhënave të gazetarëve, kampi i ushtarakëve kinezë është vendosur në territorin indian 10 km larg kufirit.

Pjesa e kufirit indiano-kinez në Himalaje mbetet objekt mosmarrëveshjesh e kontradiktash midis Delhit dhe Pekinit.