Në qytetin holandez të Leiden sot janë mbyllur të gjitha shkollat e përgjithshme dhe ato profesionale. Në afërsi të ndërtesave të shkollave patrullojnë policë të armatosur. Këto masa autoritetet i morrën pas përhapjes në Internet të kërcënimeve të një të panjohuri, i cili ka premtuar të hapë zjarr me armë në një nga shkollat lokale.

Një ditë më parë në forumin e Internetit në gjuhën angleze “4chan” një përdorues premtoi të qëllonte për vdekje mësuesin e tij të anglishtes dhe sa më shumë nxënës që të ishte e mundur. Për shkak të paqartësisë se për cilën shkollë bëhej fjalë u vendos që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore.